windows

windows
['windëus] n. (informatikë ) sistem operativ grafik që bazohet në mënyrën vizuele të bashkëveprimit me kompjuter duke përdorur artikuj siç janë dritaret dhe ikonat, i krijuar dhe zhvilluar nga kompania e Microsoft-it. (Windows është sistem operativ, i cili e drejton dhe e kontrollon kompjuterin duke i përkthyer instrukcionet tuaja në gjuhën të cilën e kupton ai, sikurse që është edhe sistemi operativ DOS, Linux apo UNIX)
Sistemi operativ Microsoft Windows
- Sistemi operativ Windows është sistem operativ grafik dhe veprimet e ndryshme në te kryhen nëpërmjet fotografive të vogla te cilat quhen ikona dhe dritareve te cilat pasqyrojnë ndonjë aplikacion ose fasikël (follder). Ikonat janë fotografi të vogla pas së cilave mshefen veprime të ndryshme të kompjuterit si p-sh. thirja e ndonjë aplikacioni ose hapja e ndonjë fasikle. Ikonat mund të jenë ikona programore ose ikona të fasiklave (folderëve). Dritaret jane forma kryesore për paraqitjen e të dhënave në sistemin operativ Windows. Dritaret mund të jene dritare të programeve, dritare të fasiklave (foldereve) ose dritare komunikuese (korniza për dialog).
Zhvillimi histonk i sistemit operativ Windows
- Programi Windows për herë të parë u paraqit në vitin 1983 si sistem operativ grafik, mirëpo në punën e tij ishte i mvarur prej sistemit operativ DOS (Disk operating system) i cili daton nga viti 1981. Në vazhdim pasuan disa versione të sistemit operativ Windows por pa ndonjë dallim të dukshëm. Në vitin 1990 u paraqit versioni Windows 3.0 i cili bëri një dallim të dukshëm nga versionet e me parshme si edhe nga sistemi operativ DOS. Dallimi ishte lejimi i përpunimit të njëhershëm të më tepër punëve (detyrave) duke kaluar prej njërës detyrë në tjetrë, e cila veti njihet me emrin Multitasking. Në vitin 1992 u paraqit versioni Windows 3.1 i cili cilësohet me plotesimin me objekte dhe përdorimin e fonteve (shenjave) TrueType. Paralel me këtë version u paraqit edhe versioni Windows.3.11 I cili nga versioni i mëparshëm dallohej në elementet për kyçjen e komjuterit në rjetë, si versioni i specializuar për udhëheqje të rrjetës kompjuterike u paraqit versioni Windows for Workgroops.
- Me 24 gusht 1995 u bë promovimi i sistemit operativ grafik plotësisht i pavarur nga sistemi operativ DOS, me emrin Windows 95. Ky sistem operativ grafik kryhet në modin e mbrojtur (protected mod) të procesorit, është program me bërthamën 32 bitësh (posedon edhe pjesën 16 bitëshe ku do të mund të ekzekutoheshin programet e vjetra), e ka më të përparuar teknikën multitasking, etj. Me paraqitjen e Windows 95 në përdorimin dhe hulumtimin e kompjuterëve filloi një gjeneratë e re (epokë e re). Në pranverë të viti 1998 u promovua sistemi operativ Windows 98 i cili ka disa përmirësime dhe zbukurime nga vëllau më i madh i tij (Windows 95).
- Ne gjysmën e dytë të vitit 1999 u paraqitën versionet Windows Me dhe Windows 2000. Sistemi operativ Windows Me ishte vazhdim i sistemit operativ Windows 98 ndërsa Windows 2000 ishte si vazhdim i sistemit operativ Windows NT 4.0 (system operativ i dedikuar për rrjeta kompjuterike). Sistemi operativ Windows 2000 është' ne disa versione si Professional, Server, Advanced Server dhe DataCenter Server. Sistemi operativ Windows 2000 është më stabil, përmban përveç standardit FAT32 (standard për regjistrimin e të dhënave në disk, Windows'98 dhe Me përdorin këtë standard) edhe standardin NTFS i cili garanton një siguri më të madhe të të dhënave.
- Në vitin 2001 u paraqit versioni i ri i sistemit operativ Windows i quajtur Windows XP.
- Në vitin 2007 u paraqit edhe versioni i ri i sistemit operativ Windows i quajtur Windows Vista.
* * *
dritare

English-Albanian dictionary. 2013.

Игры ⚽ Поможем решить контрольную работу

Look at other dictionaries:

  • Windows XP — Windows Experience redirects here. For Windows Experience Index, see Windows System Assessment Tool. Windows XP Part of the Microsoft Windows family …   Wikipedia

  • Windows 95 — Part of the Microsoft Windows family …   Wikipedia

  • Windows 98 — Part of the Microsoft Windows family …   Wikipedia

  • Windows Me — Part of the Microsoft Windows family …   Wikipedia

  • Windows 9x — Windows 4.x redirects here. For the operating system in the NT family, see Windows NT 4.0. Windows 9x Screenshot of Windows 95, the first version of Windows in the 9x series Company / developer …   Wikipedia

  • Windows NT 4.0 — Part of the Microsoft Windows family …   Wikipedia

  • Windows 3.0 — Windows 3.x Bildschirmfoto …   Deutsch Wikipedia

  • Windows 3.1 — Windows 3.x Bildschirmfoto …   Deutsch Wikipedia

  • Windows 3.11 — Windows 3.x Bildschirmfoto …   Deutsch Wikipedia

  • Windows 3.2 — Windows 3.x Bildschirmfoto …   Deutsch Wikipedia

  • Windows 3.x — Bildschirmfoto …   Deutsch Wikipedia

Share the article and excerpts

Direct link
Do a right-click on the link above
and select “Copy Link”